Categories: AktualitetLajme

Polici denoncon se e qëlluan, Policia e Lezhës, nuk gjen prova në vendngjarje

Një efektiv policie në Lezhë, pretendon se është sulmuar me armë zjarri sapo ka dalë nga banesa për të shkuar në punë. Sipas kallëzimit të 23-vjeçarit Dhurim Mitku, inspektor i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Lezhë ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të hënën në mbrëmje në vendin e quajtur “Rruga e Sanxhakut”, ku sipas tij, në  Kurbin 2 shtetas të armatosur, sapo e kanë parë, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. 

Në një situatë të tillë, punonjësi i Policisë deklaron se është kundërpërgjigjur, duke qëlluar nga brenda automjetit të tij, me armën e shërbimit.

Lidhur me rastin në njoftim zyrtar policia e Lezhës deklaron se në vendngjarje nuk ka gjetur gëzhoja, gjurmë apo prova të tjera materiale që mund t’iu përkasin shtetasve të kallëzuar nga efektivi, por se ka vetëm dëmtime tre automjetit nga qitjet me armë zjarri të kryera nga vetë punonjësi i policisë. 

Me qëllim hetimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të tij, nëse kemi të bëjmë me një inskenim, apo ngjarje të vërtetë,  në hetime është përfshirë edhe Agjencia e Mbikqyrrjes Policore.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

4 hours ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

4 hours ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

4 hours ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

4 hours ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

4 hours ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

16 hours ago

This website uses cookies.