POLICIA ALPINE SHPËTON DY FRANCEZ/ Turistët ishin bllokuar në një terren të vështirë në Kir
Rreth orës 19:00 të së hënës, salla operative e Policisë së Shkodrës ka marrë njoftim se dy turistë francezë kishin mbetur të bllokuar në një terren shumë të thepisur, pranë përroit të Cutit dhe se njëri prej tyre kishte shfaqur komplikime shëndetësore (temperaturë të lartë).
Menjëherë pas këtij njoftimi, drejt zonës së sinjalizuar, janë nisur efektivët e Policisë Alpine të FNSH Shkodër, sëbashku me ambulaancën nga urgjenca e spitalit rajonal Shkodër, të ciliët janë të trajnuar dhe të pajisur, për t’iu shkuar në ndihmë qytetarëve dhe turistëve të cilët gjatë eksplorimeve, mbesin të bllokuar në terrene të vështira malore.Si rezultat i veprimeve të specializuara të skuadrës së Policisë Alpine, si dhe asistencës së banorëve të zonës, dy turistët janë lokalizuar rreth mesnatës, janë shoqëruar deri në një zonë të aksesueshme nga automjeti i Policisë dhe më pas janë transportuar me këtë automjet, në spitalin e Shkodrës teksa kanë marrë të gjitha shërbimet mjekësore dhe ndodhen nën mbikqyrjen e bluzave të bardha.