Gjykates Kushtetuese te shtetit te Kolorados
Forcat e zbatimit të ligjit në Kolorado të SHBA-së po hetojnë në lidhje me kërcënimet që iu janë bërë gjyqtarëve që vendosën se emri i Donald Trump nuk mund të vendosej në fletët e votimit të primareve që republikanët e atij shteti do të mbajnë për zgjedhjen e kandidatit që do të garojë me demokratët për Shtëpinë e Bardhë.
Policia e Denverit bëri të ditur se pranë banesave të gjyqtarëve kishte vendosur forca shtesë patrulluese për të garantuar sigurinë e tyre. Edhe zyra e FBI-së në Denver bëri të ditur se po ndihmonte policinë lokale në këtë drejtim.
Javën e shkuar Gjykata Supreme e Kolorados doli në përfundimin se Trumpi nuk mund të merrte pjesë në zgjedhje pasi kushtetuta ndalon kandidatët që angazhohen në rebelime. Pjesa më e madhe e anëtarëve të saj ishin të mendimit se veprimet e Trumpit gatë trazirave të 6 janarit 2021 kishin përmasat e rebelimit.
Pas daljes së lajmit për vendimin e gjykatës supreme të Koloardos, një numr kërcënmesh ndaj anëtarëve të saj u postuan online. Në disa postime jepeshin edhe informacione personale të gjyqtarëve, si adresat dhe numrat e telefonave të gjyqtarëve. Disa postime, ku bëhej thirrje që gjyqtarët të vareshin dhe të qëlloheshin, u publikuan në platformn X, në Telegram, në rrjetin Truth Social që zotërohet nga Trumpi dhe në faqe të tjera interneti. Disa prej këtyre këcënimeve janë hequr nga qarkullimi, por disa të tjera vijojnë të jenë të pranishme.
Deri në 500 bashki nga i gjithë Ballkani Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas.…
Për të dytin vit radhazi mësuesit do të mbështeten me kredi me 0% interes për…
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot intelektualin, financierin, ish-ministrin e shtetit shqiptar,…
Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian ka qenë në fokus të…
Përgatitja e Mishit të Pjekur të Qengjit në Kos 1 kg mish qengji 1 një…
Vendimi dihej prej disa ditësh, por në këto orë do të mbërrijë edhe njoftimi zyrtar:…
This website uses cookies.