Policia: Arrestohet në Spanjë i shumëkërkuari Lulzim Berisha

policia e shtetit plan i gjane
Policia e Shtetit deklaroi sot se është arrestuar në Spanjë i shumëkërkuari Lulzim Berisha.
Në njoftimin për mediet policia sqaron se në kuadër të operacioneve dhe bashkëpunimit të suksesshëm me homologët, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, u finalizua operacioni policor i koduar “Sant Joan”.
“ Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit të tyre në kohë, me strukturat e Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshmëri të lartë shoqërore Lulzim Berisha”, njoftoi policia.
Policia thekson se vijon bashkëpunimi me autoritetet spanjolle, për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.