Policia arreston hajdutin serial – Blutë e e Shkodrës e kapën 61-vjecarin duke vjedhur në një dyqan rrobash

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, gjatë patrullimeve në terren, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë konstatuar pas mesnate, në lagjen “Qemal Stafa”, një shtetas që kishte hyrë për të vjedhur në një dyqan veshjesh.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit me inicialet G. T., 61 vjeç, banues në Shkodër.
Nga veprimet hetimore, dyshohet se ky shtetas, gjatë javës së kaluar, ka vjedhur 3 herë të tjera në këtë dyqan.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.