Policia bën bilancin në një muaj, 98 operacione e 930 të arrestuar! 

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës së saj të muajti janar. 

Sipas saj gjatë këtij muaji janë kryer 98 operacione, arrestuar mbi 930 persona, sekuestruar 46 armë zjarri dhe 1400 kg drogë.

Numri më i madh i të arrestuarve u regjistrua gjatë operacionit “Tempulli”, me fokus goditjen e shpërndarësve të drogës pranë shkollave, lokaleve dhe të lagjes. Sipas policisë janë arrestuar 563 persona e janë sekuestruar rreth 800 kilogramë drogë.

Policia thotë se zbardhi 83 ngjarje kriminale kryesisht vjedhje, vendosje tritoli e djegie makinash, u goditën 14 raste kontrabandë mallrash, 15 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe mbi 70 raste të krimeve mjedisore.

Policia Rrugore dhe makinat inteligjente kanë qenë prezente gjatë këtij muaji, në të gjitha akset e vendit, me qëllimet e vetme: parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lëvizjen e lehtësuar të përdoruesve të rrugës.

Janë vënë në pranga 179 drejtues mjetesh, nga të cilët 137 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 42 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 293 leje drejtimi, nga të cilat 124 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 88 për drejtim mjeti, nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe 81 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë administrative.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.