Policia boliviane arreston liderin e tentativës për grusht shteti
Policia boliviane ka arrestuar liderin e një tentative për grusht shteti, disa orë pasi pallati presidencial në kryeqytetin La Paz u sulmua nga ushtarët.
Udhëheqësi ushtarak i kryengritësve, gjenerali Juan José Zúñiga, deklaroi se donte të “ristrukturonte demokracinë” dhe se ndërkohë që ai respektonte Presidentin Luis Arce, do të kishte një ndryshim të qeverisë.
Presidenti Arce dënoi përpjekjen për grusht shteti, duke i bërë thirrje publikut të organizohej dhe mobilizohej në favor të demokracisë.
“Ne nuk mund të lejojmë përsëri përpjekjet për grusht shteti për të marrë jetë boliviane,” tha ai.
Demonstruesit pro-demokracisë dolën në rrugë në mbështetje të qeverisë.
Arce gjithashtu njoftoi se po emëronte komandantët e rinj ushtarakë, duke konfirmuar raportet se gjenerali Zúñiga ishte shkarkuar pasi kritikoi hapur ish-udhëheqësin e Bolivisë, Evo Morales.
Prokuroria publike ka hapur një hetim penal. Javët e ardhshme do të jenë kyçe për të përcaktuar nëse kryengritja ushtarake e Gjeneral Zuñiga ishte vetëm një incident i izoluar.