Policia e Shtetit bën bilancin e muajit: U arrestuan 553 persona, 90 operacione, 13 shtetas të ekstraduar! U zbuluan tre baza kriminale

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës në fund të muajit mars, ku në pranga janë vënë 553 persona, ndërsa u zhvilluan 90 operacione policore.

Në një njoftim, policia informon se, 9 prej operacioneve, u zhvilluan në bashkëpunim me partnerët evropiane dhe me ata në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u kapën shtetas të kërkuar ndërkombëtarësh për pjesëmarrje në organizata kriminale të trafikimit të narkotikëve, krime kundër personit dhe krime ekonomike.

“Ndërkohë 13 shtetas u ekstraduan si rezultat i bashkëpunimit të Policisë së Shtetit, me partnerët kosovarë, spanjollë, britanikë, italianë dhe gjermanë. Inteligjenca policore, hetimet proaktive dhe reagimi i menjëhershëm për kallëzimet e qytetarëve, realizuar në kuadër të planeve operacionale kombëtare “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli 2”, kanë finalizuar gjatë këtij muaji 90 operacione policore dhe kanë vënë në pranga 553 autorë të dyshuar veprash penale. 9 prej operacioneve, në bashkëpunim me partnerët europianë dhe me ata në Emiratet e Bashkuara Arabe, kapën shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht për pjesëmarrje në organizata kriminale të trafikimit të narkotikëve, krime kundër personit dhe krime ekonomike”, bënë të ditur policia.

Sakaqë, 13 shtetas u ekstraduan si rezultat i bashkëpunimit të Policisë së Shtetit, me partnerët kosovarë, spanjollë, britanikë, italianë dhe gjermanë.

Gjithashtu gjatë këtij muaj janë zhvilluar dhe aksionet për arrestimin e personave që kultivojnë cannabis.

“Plani i posaçëm policor kundër kultivimit të cannabisit, goditi në 5 raste shitjen e farave dhe në 1 rast në Velipojë, kultivimin në kubikë. Struktura të posaçme të Policisë së Shtetit dhe mjete të teknologjisë së lartë do t’i shërbejnë në vijim, goditjes së kësaj veprimtarie kriminale”.

Më tej Policia e Shtetit informon që fal aksioneve speciale janë goditur tre baza me municione luftarake që kanë pasur si destinacion shitjen te grupet kriminale.

“Zbulimin e 3 bazave në Durrës dhe në Vlorë  ku furnizoheshin grupet kriminale, me armë, municion, mjete dhe sende kamuflimi për të kryer krime të rënda, si dhe goditjen  e  një rasti në Tiranë të transportimit me qëllim shitjen grupeve kriminale të një numri të madh armësh e municioni luftarak”.

Më tej informohet se, “sekuestrimin e 207 285 eurove me burime të dyshimta, 4 automjeteve të blinduara, 1 granate, 7 kallëpeve eksploziv, 8 palëve dylbi, 4 silenciatorëve, 7 radiove marrëse-dhënëse, automjeteve, motomjeteve, targave, kapuçave për maskim, veshjeve dhe fenelinave si të Policisë;zbardhjen e 130 vjedhjeve (disa me dhunë dhe/ose armë), 4 rasteve të djegies së automjeteve, 1 shpërthimi me eksploziv dhe 2 rasteve të plagosjeve;

“Gjatë këtij muaji janë parandaluar dhe goditur raste të futjes së lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundërligjshme në shkolla, si dhe janë kontrolluar subjekte që shesin produkte, brenda perimetrit;janë arrestuar ose proceduar në gjendje të lirë 136 shtetas, për dhunë në familje; janë goditur 142 raste të krimeve mjedisore, për të cilat janë sekuestruar 17 mjete të rënda që gërryenin shtretërit e lumenjve, transportonin inerte, dhera, dru të prera në mënyrë të kundërligjshme apo materiale për ndërtime pa leje”informon policia;

Ndërkaq, Policia Kufitare ka ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe etik, për qytetarët në hyrje/dalje, në të gjitha pkk-të, si dhe ka garantuar qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve, mallrave dhe shërbimeve.

“Për të përmbushur këtë qëllim, janë goditur: 52 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit;

13 raste të përdorimit të dokumenteve false për të kaluar kufirin;5 raste të braktisjes së të miturve.Policia e Shtetit garanton se do të vijojë intensivisht megaoperacionet “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli 2”, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të cannabisit, si dhe bashkëpunimin me qytetarët dhe me partnerët ndërkombëtarë, për të mundësuar një ambient të sigurte”, përfundon policia njoftimin.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.