Policia e Shtetit dhe ICITAP: Thellojmë bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese në SHBA!
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka mirëpritur në një takim Richard Deasy, drejtorin e programit ICITAP, me qëllim konsolidimin e urave të bashkëpunimit, në kuadër të programit amerikan ICITAP.
Të dy zyrtarët garantuan thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese në SHBA.
Zoti Proda shprehu mirënjohje për të gjithë kontributin e agjencive ligjzbatuese amerikane dhe programit ICITAP në veçanti, për Policinë e Shtetit, nëpërmjet asistencave të vazhdueshme logjistike dhe teknike, trainimeve, hetimeeve dhe operacioneve policore.
Në vijim, Proda siguroi se angazhimi i strukturave të Policisë, do të intensifikohet, me qëllim përmbushjen e shpejtë dhe efikase të objektivave të përbashkët.
Deasy inkurajoi Drejtorin e ri të Përgjithshëm të policisë shqiptare që të fokusojë përpjekjet për forcimin e sundimit të ligjit, si dhe për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve.