Lajme

Policia e Shtetit dhe KiE forcojnë bashkëpunimin në trajnimin e efektivëve kundër diskriminimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda priti në takim drejtuesen e Zyrës së Këshillit të Europës në Shqipëri, znj. Giulia Re.          

Në këtë takim, znj. Re shoqërohej nga drejtuesja e projektit “Fuqizimi i Mbrojtjes nga Diskriminimi”, znj. Iva Çoku, i cili zbatohet në Shqipëri, në kuadër të një programi të përbashkët të Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës. 

Drejtori i Përgjithshëm dhe drejtuesja e Zyrës së Këshillit të Europës në Shqipëri vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm mes dy institucioneve që drejtojnë dhe diskutuan mbi zgjerimin e bashkëpunimit dhe trajnimin e punonjësve të Policisë në të gjithë vendin, në kuadër të projektit kundër diskriminimit.    

Znj. Re e ka cilësuar Policinë e Shtetit si një partner të rëndësishëm në luftën kundër diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe krimeve të urrejtjes. Ajo ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur më tej Policinë e Shtetit dhe për të ofruar trajnime për punonjësit e Policisë të sektorëve të ndryshëm, nëpërmjet projektit kundër diskriminimit dhe nismës trajno trajnerët.       

Drejtuesja e projektit “Fuqizimi i Mbrojtjes nga Diskriminimi”, znj. Iva Çoku e falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm, për bashkëpunimin e deritanishëm, dhe bëri me dije se punonjësit e Policisë janë ndër përfituesit më të rëndësishëm të këtij projekti që synon përmirësimin e mbrojtjes nga diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes/krimet e urrejtjes.     

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderoi drejtuesen e Zyrës së Këshillit të Europës në Shqipëri dhe drejtuesen e projektit kundër diskriminimit, për ndihmën e dhënë deri tani për Policinë e Shtetit dhe për ofrimin e mundësive të trajnimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët gjatë punës së tyre duhet të jenë të përgatitur për të trajtuar raste ku janë të përfshirë shtetas që i përkasin minoriteteve apo grupeve të tjera vulnerabël, që janë objekt diskriminimi.

Blerti Delija

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

3 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

3 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

3 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

3 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

3 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

4 hours ago

This website uses cookies.