Policia e shtetit feston ditëlindjen – Kjo ngjarje u kremtua me një aktivitet festiv në DVP Shkodër

Data 13 janar ka shënuar 112-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit në vendin tonë. Kjo ngjarje është shoqëruar me organizimin e një aktiviteti festiv edhe në DVP Shkodër.
Drejtuesi i Parë i saj, Fatmir Lleshaj, përcolli për të pranishmit mesazhin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Të pranishëm në ceremoni ishin përfaqësues të institucioneve vendore të qytetit.
Rol të pazëvendësushëm në suksesin e misioneve të Policisë së Shtetit janë familjarët e çdonjërit prej efektivëve si forcë e madhe mbështetëse.
Në ceremoni u nderuan me certifikata edhe disa prej figurave me kontribut si: Abdi Murataj, Kristi Koçeku, Albert Pjetri dhe Irma Çeliku.