Policia e Shtetit, njoftoi se gjatë muajit korrik ka finalizuar 115 operacione policore. 

Sipas policisë, muajin e shkuar janë vënë në pranga 607 autorë të dyshuar për vepra të  ndryshme penale nga të cilët 81 ishin të shpallur në kërkim. Janë asgjësuar 103 284 fidanë e bimë narkotike cannabis sativa. 

Gjithashtu, Policia Shqiptare ka finalizuar 13 operacione policore ndërkombëtare, në bashkëpunim me Europolin, partnerët italianë, spanjollë, gjermanë dhe malazezë.

Një operacion zbardhi një skemë të madhe mashtrimi, me objektiv sistemin arsimor në të gjithë vendin, ndërsa tjetri goditi një grup kriminal për dhënie ndihmë shtetasve shqiptarë, në PKK Hani i Hotit, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve, drejt Kanadasë dhe Amerikës.

Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimet në të gjitha akset e vendit, duke përdorur makinat inteligjente dhe bazën logjistike që ka në dispozicion, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lëvizjen e lehtësuar të përdoruesve të rrugës, gjatë sezonit turistik.

Në këtë kuadër janë vënë në pranga 180 drejtues mjetesh, nga të cilët 131 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 49 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi. 

Janë pezulluar 526 leje drejtimi, nga të cilat 250 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 83 për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike dhe 193 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë administrative.

Policia Kufitare ka qenë tërësisht e fokusuar për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë, për qytetarët/vizitorët e shumtë në hyrje/dalje të vendit gjatë pikut të sezonit veror, për të garantuar qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve, mallrave dhe shërbimeve, si dhe për të parandaluar dhe goditur krimet kufitare.

Ndërkohë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Alpine, Njësia Policore Detare, Policia Kufitare, patrullat e përgjithshme dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në të gjithë vendin kanë qenë të angazhuara për t’iu shkuar në ndihmë turistëve dhe vizitorëve në nevojë. 

Në 22 raste në zona turistike malore, kanione dhe hapësira detare, iu është dhënë ndihmë 55 turistëve, vizitorëve dhe pushuesve të cilët kishin mbetur të izoluar për shkak të terrenit, defekteve në mjetet me të cilat lëviznin, kishin humbur orientimin ose rrezikonin të mbyteshin në det për shkak të defekteve në mjetet lundruese dhe dallgëve të mëdha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.