“Policia e Shtetit vijon goditjen e grupeve kriminale”, ministri Balla: 15 të arrestuar ose të proceduar në 24 orë
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka vijuar dhe sot të publikojë shifrat e të arrestuarve nga Policia e Shtetit në 24 orët e fundit.
Në një postim në rrjetet sociale, Balla bën me dije se Policia e Shtetit vijon goditjen e grupeve kriminale të përfshira në kultivimin, trafikimin/shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe të personave që zotërojnë armë.
Në kuadër të operacioneve kombëtare të ndërmarra kohët e fundit në të gjithë territorin e vendit, sikurse janë “Sundimi i Ligjit” dhe “Tempulli” gjatë 24 orëve janë arrestuar ose proceduar 15 shtetas në Vlorë, Dibër, Tiranë Durrës, Kukës e Shkodër.
“Policia e Shtetit vijon goditjen e grupeve kriminale të përfshira në kultivimin, trafikimin/shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe të personave që zotërojnë armë. Falë operacioneve kombëtare “SUNDIMI I LIGJIT” dhe “TEMPULLI” gjatë 24 orëve të fundit janë 15 shtetas të arrestuar/të proceduar në Vlorë, Dibër, Tiranë Durrës, Kukës e Shkodër”, evidenton ministri Balla.