Categories: AktualitetLajme

“Policia e Shtetit vijon goditjen e grupeve kriminale”, ministri Balla: 15 të arrestuar ose të proceduar në 24 orë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka vijuar dhe sot të publikojë shifrat e të arrestuarve nga Policia e Shtetit në 24 orët e fundit.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla bën me dije se Policia e Shtetit vijon goditjen e grupeve kriminale të përfshira në kultivimin, trafikimin/shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe të personave që zotërojnë armë.

Në kuadër të operacioneve kombëtare të ndërmarra kohët e fundit në të gjithë territorin e vendit, sikurse janë  “Sundimi i Ligjit” dhe “Tempulli” gjatë 24 orëve janë arrestuar ose proceduar 15 shtetas në Vlorë, Dibër, Tiranë Durrës, Kukës e Shkodër.

“Policia e Shtetit vijon goditjen e grupeve kriminale të përfshira në kultivimin, trafikimin/shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe të personave që zotërojnë armë. Falë operacioneve kombëtare “SUNDIMI I LIGJIT” dhe “TEMPULLI” gjatë 24 orëve të fundit janë 15 shtetas të arrestuar/të proceduar në Vlorë, Dibër, Tiranë Durrës, Kukës e Shkodër”, evidenton ministri Balla.

RTSH Shkodra

Recent Posts

581 vjet nga Besëlidhja e Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Lezha përkujtoi sot 581-vjetorin e Besëlidhjes së Princave Shqiptarë me një sërë aktivitetesh për të…

3 hours ago

Starmer shpall planin evropian me 4 pika për të arritur paqen dhe për të mbrojtur Ukrainën

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Sir Keir Starmer, pas samitit në Londër ku liderët nga…

3 hours ago

Moti- Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare

Për ditën e sotme (3 mars) mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të…

3 hours ago

Oskar 2025- Natë madhështore për “Anora”, fiton 5 statuja të arta

Çmimet e 95-ta të Academy Awards 2025 kanë qenë plot me intensitet emocional dhe momente…

3 hours ago

Cristiano Ronaldo rrezikon 100 goditje me kamxhik, Al Nassr nuk do të luajë në Iran

Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…

2 days ago

Bonusi i pranverës, nga 3 marsi nis shpërndarja për të gjithë pensionistët

Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…

2 days ago

This website uses cookies.