Categories: AktualitetLajme

Policia Federale Gjermane dhuron pajisje për strukturat e Policisë së Shtetit me vlerë rreth 131 000 euro

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua ceremonia për nënshkrimin e akt-dhurimit  të pajisjeve bashkëkohore që Policia Federale Gjermane i jep Policisë së Shtetit.

Nënshkrimi i dhurimit të pajisjeve me vlerë rreth 131 000 euro u bë nga Drejtori i Përgjithshëm Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku , Ambasadorit të Gjermanisë, në Shqipëri, Sh. T. Z. Karlfried Bergner, oficerit ndërlidhës të Policisë Federale Gjermane, në Shqipëri, z. Stefan Dorbach dhe të drejtuesve të tjerë të Policisë së Shtetit.

Dhurimi i këtyre pajisjeve, një tjetër tregues i besimit dhe vlerësimit të Policisë Federale Gjermane, për profesionalizmin dhe gatishmërinë e punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët janë tashmë kolegë dhe partnerë të denjë në operacione policore të përbashkëta, me rëndësi ndërkombëtare.

Pajisjet bashkëkohore, me vlerë rreth 131 000 euro, do t’i shërbejnë kryesisht Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, por dhe Departamentit të Policisë Kriminale, që përmes fjalës së fundit të teknologjisë, të rritet forca parandaluese dhe goditëse e Policisë, ndaj trafiqeve të paligjshme, krimeve kufitare dhe lëvizjes së shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shprehu mirënjohje për mbështetjen konkrete dhe të pakursyer të Policisë gjermane, për Policinë e Shtetit, mbështetje e cila ka shënjuar fragmente të rëndësishme të zhvillimit të Policisë. Gjithashtu, siguroi Ambasadorin se pajisjet do t’iu vihen menjëherë në dispozicion, specialistëve të Policisë, në qendër dhe në qarqe, në mënyrë që të rritet efikasiteti i luftës kundër krimeve kufitare dhe cilësia e shërbimit për qytetarët në hyrje/dalje.

Ndërkaq, Ambasadori i Gjermanisë, në Shqipëri, vlerësoi Drejtorin e Përgjithshëm, për klimën tepër të favorshme dhe ftuese që ka krijuar për partnerët ndërkombëtarë. Gjithashtu, Ambasadori theksoi se ndihet i privilegjuar të punojë dhe të shkëmbejë me punonjësit e Policisë së Shtetit, duke qenë se tashmë kapacitetet burimore, ato logjistike, infrastruktura, profesionalizmi, përgatitja dhe gatishmëria e tyre janë të njëjta me ato të kolegëve në të gjithë Evropën.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

22 minutes ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

23 minutes ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

46 minutes ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

1 hour ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

1 hour ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

1 hour ago

This website uses cookies.