Policia, gati gjobat për këmbësorët

gjobat per kembesoret
Policia Rrugore nuk do të tolerojë më sjelljet e gabuara të këmbësorëve në rrugë.
Ashtu si edhe për drejtuesit e mjeteve, ajo do të zbatojnë me korrektësi masat e parashikuara në Kodin Rrugor.
Në Korçë burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se masat ndëshkuese do të aplikohen më së shumti ndaj atyre qytetarëve që nuk respektojnë vijat e bardha apo kapërcejnë në bordurat mes rrugëve.
Gjoba për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorët është në vlerën e 1 mijë lekëve.
Policia u ka kërkuar ndërkohë qytetarëve të mbajnë me vete mjetet e identifikimit.
Vetë qytetarët e kanë cilësuar të drejtë vendosjen e gjobës, duke pranuar se rregullat shpesh nuk respektohen.