Lajme

Policia gjen turistin gjerman – Lokalizohet nga policia pas disa orësh kërkime, denoncoi e motra

Një turist gjerman, i cili kishte humbur orientimin gjatë rrugës nga Valbona në Theth, u gjet dhe u ndihmua nga Policia. Kjo e fundit u vu në lëvizje pasi në Policinë Theth është paraqitur një turiste gjermane, e cila ka deklaruar se gjatë rrugës për eksplorimin e zonës, nga Valbona në Theth, vëllai i saj kishte ngatërruar rrugën dhe për këtë shkak nuk kishte më kontakte me të.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Stacionit të Policisë Theth janë nisur në drejtim të shpellës së Pejës, për të lokalizuar dhe ndihmuar turistin që kishte humbur orientimin.

Pas disa orësh kërkime, nga punonjësit e Policisë është bërë e mundur gjetja e turistit gjerman, në gjendje të mirë shëndetësore. Më pas, ai u shoqërua dhe u akomodua në një bujtinë në Theth.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Aktivitet në gjimnazin “28 nëntori” -Nderohen 4 arsimtare që janë në prag pensioni

Gjimnazi “28 Nëntori” organizoi një aktivitet në kuadër të 7 Marsit. Dedikim i veçantë ishte…

41 seconds ago

Rruga Velipojë- Shëngjin / Investimi me vlerë 3.8 mld lekë po shkon drejt përfundimit

Projekti infrastrukturor Velipojë- Shëngjin, me vlerë 3.8 miliardë lekë, po shkon drejt përfundimit dhe pritet…

4 minutes ago

Qeveria vendos të mbyllë TikTok për 1 vit, Manastirliu: Do të kemi filtrat e domosdoshëm

Do të mbyllet për një periudhë 1-vjeçare platforma TikTok. Vendimi u mor këtë të enjte…

7 minutes ago

Kultivimi i kanabisit mjekësor, Denaj: Janë përcaktuar 10 zona kadastrale

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ka dhënë disa detaje mbi ligjin për lejimin e kultivimit…

10 minutes ago

Gonzato takim me gjyqtarët e “Kushtetueses”: BE mbështet institucionet e pavarura të drejtësisë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka zhvilluar një takim me gjyqtarët e…

12 minutes ago

Gjendet një trup i dekompozuar / Policia e ka identifikuar si një 49- vjeçar, me precedentë kriminalë

Trupi i dekompozuar i një personi  është gjetur mëngjesin e kësaj të enjte në trafikndarësen…

14 minutes ago

This website uses cookies.