Policia gjermane arreston ish-militanten e Ushtrisë së Kuqe, Daniela Klete

Daniela Klete (o. Klette), pjesëtarja e grupit famëkeq gjerman Fraksioni i Ushtrisë së Kuqe (RAF) është arrestuar në Berlin pas dhjetëra vitesh në arrati për grabitje dhe vrasje në tentativë.

Arrestimi vjen pasi dy javë më parë u transmetua një reportazh për grupin, pas të cilit policia mori 250 telefonata me informacione në lidhje me tre pjesëtarë ende të arratisur të grupit.

Markus Hojsler (o. Heusler), prokurori i çështjes, konfirmoi se gruaja 65-vjeçare u ndalua të hënën. Ajo, së bashku me dy të arratisurit e tjerë të mbetur nga banda, Burkhard Garveg (o. Garweg) dhe Ernst-Folker Shtaub (o. Ernst-Volker Staub).

Grupi i ekstremit të majtë i themeluar nga Andreas Bader (o. Andreas Baader) dhe Ulrike Meinhof, ndër të tjera, kreu të paktën 33 vrasje të zyrtarëve publikë, policë, biznesmenë dhe ushtarë amerikanë gjatë viteve 1970 dhe mori shumë pengje.

Por akuzat me të cilat përballen Kleteja, së bashku me Garvegun dhe Shtaubin  kanë të bëjnë me grabitje të armatosura me vlerë miliona euro dhe të paktën një vrasje në tentativë e kryer midis vitit 1999 dhe 2016.

Grupi shpalli fundin e vet në vitin 1998, duke dërguar një letër anonime në zyrën e “Reuters” në Kolonjë, sipas së cilës pjesëtarët e mbetur të “gueriljes së qytetit në formën e RAF-it është tani histori”. /Reuters

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.