Categories: LajmeRajoni

Policia greke mësyn në burgun e Koridhalos, mes tyre edhe në qelinë e Sandër Pemaj, i dënuar për trafikun e 1.1 ton kokainë nga Karaibet

Forcat speciale greke EKAM në bashkëpunim me skuadrën OPKE dhe me ndihmën e një qeni nuhatës kanë mësyrë në qelitë e burgut “Koridhalos” duke kontrolluar 45 qeli.

Në shumë prej qelive të kontrolluara mësohet se ndodhen edhe shtetas shqiptarë të dënuar për vepra të ndryshme penale. Nga kontrollet janë zbuluar 24 celularë, 1 router wireless, 1 smart watch, 1 peshore elektronike, 30 karta SIM, karikuesa dhe kufje, 10.75 gram marijuanë, 0.08 gram heroinë dhe 1 thikë.

Një nga qelitë e kontrolluara, është ajo e shqiptarit të konsideruar me rrezikshmëri të lartë, Sandër Pemaj 45 vjeç. Në qelinë e tij u gjet routeri wireless që dyshohet se e përdorte për komunikime me jashtë.

Pemaj ndodhet i burgosur për trafikun e 1.1 ton kokainë nga Karaibet në vitin 2020. Ai ka precedentë për përplasje me armë me policinë greke në vitin 2010, ku mbetën të plagosur dy policë greke dhe u vra gabimisht nga te shtënat e policisë shqiptari Nikolla Todi, ndërsa në 2014 u arrestua si pjesë e një grupi shpërndarje kokaine në Athinë.Pemaj konsiderohet lidhje e grupit “Lions” në Athinë që si qendër kanë klubin e njohur “BellaVita”. Ky grup dyshohet për krime të rënda në Greqi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kombëtarja e vajzave vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Ukrainës

Kombëtarja shqiptare e vajzave po vijon përgatitjet për ndeshjen e parë të Nations League ndaj…

3 hours ago

Milani e bën dramë, eliminohet nga Champions

Në ndeshjen e dytë të play-off-it të Champions League, Milani nuk shkoi përtej barazimit 1-1…

4 hours ago

Bayern e Benfica kualifikohen, Atalanta dorëzohet

Në një ndeshje të luftuar, Bayern arriti të eliminojë Celtic nga Champions League, pavarësisht shfaqjes…

4 hours ago

Eurovizion- “Shkodra Elektronike” mbyll xhirimet e videoklipit, zbulojnë datat e turit në Europë

Shkodra Elektronike ka realizuar videoklipin e këngës “Zjerm” me të cilën do përfaqësojnë Shqipërinë në…

4 hours ago

Trump fajëson Ukrainën për luftën me Rusinë: Mund të kishit bërë një marrëveshje

Pak pas bisedimeve të mbajtura mes liderëve të lartë amerikanë e rusë në Arabinë Saudite,…

4 hours ago

Votimi i diasporës më 11 maj, KQZ: 150 mijë shtetas të regjistruar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me numrin e shqiptarëve që jetojnë…

4 hours ago

This website uses cookies.