Policia i çon Berishës me postë vendimin e GJKKO, Noka : Në seli, vetëm korrespondenca që lidhen me partinë!
Ajo që tashmë mund të quhet “Çështja Berisha” lidhur me privatizimin e klubit “Partizani” po njeh zhvillime të shpejta.
Megjithëse zoti Berisha ka refuzuar të njohë vendimin e Gjykatës së Posaçme e cila mori ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe bllokimin e pasaportës, Policia e Shtetit i ka dërguar ish kryeministrit në rrugë postare njoftimin ku e njeh me vendimin e GJKKO-së.
Njoftimi është dërguar në adresën e zotit Berisha në selinë e PD.
Por sekretari i përgjithshëm i grupimit të rithemelimit të PD deputeti Flamur Noka, ka reaguar me një letër drejtuar kreut të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Konstatojmë se njoftimi juaj nuk i drejtohet subjektit PD, por përmban njoftimin e një shtetasi, shkruhet në letër, ndërsa sugjerohet që njoftimi i policisë të përcillet pranë shtetasit të interesuar, sipas parashikimeve ligjore.