“Policia ju sheh edhe nga lart”, 2630 gjoba përmes dronit edukues

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ndau në rrjetet sociale pamje nga puna në terren e Policisë Rrugore. 

“Kush mendon se mund të parakalojë gabim, apo të shkelë në një formë tjetër rregullat e qarkullimit rrugor, duhet ta dijë se Policia e Shtetit po ju sheh edhe nga lart”, shprehet  ministri Balla.

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me sektorët e Policisë Rrugore në qarqe, gjatë ditëve të fundit, ka konstatuar nëpërmjet dronit, në akset rrugore në zonat bregetare, dhe ka ndëshkuar 2630 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara, shkelje kjo me rrezik të lartë për përfshirje në ngjarje rrugore. Policia Rrugore apelon për respektim të rregullave të qarkullimit, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.