Policia kap “mat” 39-vjeçarin/ Blutë e Vau-Dejësit publikojnë pamjet e momentit të arrestimit në flagrancë

Një 39-vjeçar është kapur në flagrancë në banesën ku kishte hyrë për të vjedhur. Si rezultat i ndërhyrjes së shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, menjëherë pas njoftimit se po tentohej të vidhej në një banesë në fshatin Bushat, u bë i mundur arrestimi i autorit të këtij rasti, shtetasi me iniciale N.M banues në fshatin Reç i Ri, njofton policia. Drejtoria Vendore e Policisë së Shkodrës ka publikuar pamjet nga momenti i arrestimit në flagranëce të 39-vjecarit.Ky është edhe momenti kur forcat e policisë e shtrinë përtokë dhe i vënë prangat. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme thuhet në njoftimin për shtyp të DVP Shkodër.