Lajme

Policia Kufitare dhe Njësia Detare bllokojnë 44 mjete lundruese nga Ksamili në Koman

Policia Kufitare në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, në kuadër të operacionit “Siguria detare”, bënë të ditur të dielën se kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore. Gjatë kësaj jave nga Ksamili, në Koman, janë bllokuar 44 mjete lundruese.

Mjetet e bllokuara janë: 21 jet ski, 13 skafe, 6 gomone dhe 4 varka metalike.

Sipas Policisë së Shtetit 25 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili, në Vlorë, ndërsa 13 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi, në Shëngjin, kurse 6 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë dhe Koman.

“10 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100,000 deri në 120,000 lekë. Drejtuesit e 34 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni.”, njofton policia.

Po gjatë kësaj jave, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare iu kanë dhënë ndihmë turistëve dhe vizitorëve në 14 raste në hapësirën detare nga Ksamili në Koman, ku në shumicën e rasteve iu rrezikohej seriozisht jeta për shkak të prishjes së mjeteve lundruese, apo duke mos u kthyer dot në breg për shkak të dallgëve.

Policia e Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese të zbatojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë për pushuesit, rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit, si dhe të tregohen vigjilentë gjatë lundrimeve.

Njëkohësisht, Policia Kufitare fton pushuesit të denoncojnë çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë detare apo të masave të sigurisë gjatë udhëtimeve turistike në zonat bregdetare, liqenore dhe lumore, duke ju garantuar reagim të menjëhershëm.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme, ulen temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me…

3 hours ago

“Do të jetë një sezon epik”

Zak Braun, Drejtori i përgjithshëm i McLrenit, ka deklaruar se sezoni i ri i Formula…

3 hours ago

Kupa e Shqipërisë, çerekfinalet luhen më 5 dhe 6 shkurt

Takimet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë do të luhen më 5 dhe 6…

3 hours ago

Cristiano Ronaldo i jashtëzakonshëm, 923 gola në karrierë

Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të ndalet. Ylli portugez, i cili pas dy ditësh do të…

3 hours ago

Sytë nga TikTok, ‘E diela jonë’ mbi 2 milion shikime në 24 orë!

Në kohën kur diskutimi për mbylljen e TikTok vijon të marri debat në Shqipëri, audienca…

4 hours ago

Liqen në mes të maleve – Liqeni i Kallabakut në Kukës, i mahnitshëm në çdo gjë

Liqeni i Kallabakut në Kukës, është i mahnitshëm në çdo stinë. I shpallur monument i…

4 hours ago

This website uses cookies.