Policia Kufitare e Hanit të Hotit ka ndaluar sot një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Polonia, të dënuar për vjedhje dhe krime në fushën e narkotikëve.
Si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Poloni, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, shtetasi polak Jan Stanek, 61 vjeç.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Poloni e kanë dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim, për vjedhje dhe krime në fushën e narkotikëve.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e 61-vjeçarit, në Poloni.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se për një sasi prej 52 kg luleshtrydhesh të importuara…
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti në Kryesinë e Kuvendit, misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë…
Në kuadër të ftesës për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 11 majit, një mision parazgjedhor…
Kombëtarja shqiptare e vajzave arriti një fitore të madhe në “Loro Boriçi”, duke mposhtur Kroacinë…
Numri i të vdekurve nga zjarri që shpërtheu më 16 mars në një klub nate…
"Me tre përsonat kemi patur një konflikt të çasti dhe nuk jam në gjendje të…
This website uses cookies.