Policia malazeze: Raportimet për atentatin ndaj Gjukanoviqit, të pasakta

Policia e Malit të Zi ka mohuar raportimet se ish-presidenti Milo Gjukanoviq ka qenë objektiv për atentat nga një grup kriminal në rajon.

Agjencia Kombëtare e Vigjilencës dhe Drejtoria e Policisë dolën të enjten me një deklaratë të përbashkët në lidhje me akuzat e komentuara edhe në parlament, por edhe në medie, se një zyrtar i lartë ushtarak nga Kosova e kishte informuar z. Gjukanoviq për sulmin e planifikuar.

Sipas medieve malazeze, që citonin një person të afërt me ish-kreun e shtetit, atentati ndaj ish-presidentit do të kryhej në bashkëpunim me shërbimet sekrete të një vendi fqinj.

Të dhënat e marra në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar të Agjencisë për Vigjilencë Kombëtare tregojnë se shërbimi i huaj i inteligjencës, pra komuniteti i inteligjencës, nuk ka pasur informacion se po përgatitet një atentat në lidhje me ish-presidentin e vendit, siç thuhet në disa medie. Një informacion i tillë nuk i është dhënë Drejtorisë së Policisë në kuadër të përpunimit policor operativ ndërkombëtar. Në këtë kuptim, informacioni për kërcënimin e ish-Presidentit të Malit të Zi është i pasaktë,” thuhet në deklaratë.

Raportimet mediatike për atentatin ndaj z. Gjukanoviq dolën në mesin e korrikut dhe aludohej se grupi kriminal në fjalë ndodhej në Beograd, por për ta realizuar do të vinte në funksion edhe degët e tij në Bosnjë-Hercegovinë dhe Tiranë.

Autoritetet theksuan atëkohë se shërbimet malazeze të sigurisë nuk ishin vënë në dijeni të ndonjë rreziku nga koordinatori i sigurisë së ish-presidentit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.