Policia e Malit të Zi ka mohuar raportimet se ish-presidenti Milo Gjukanoviq ka qenë objektiv për atentat nga një grup kriminal në rajon.
Agjencia Kombëtare e Vigjilencës dhe Drejtoria e Policisë dolën të enjten me një deklaratë të përbashkët në lidhje me akuzat e komentuara edhe në parlament, por edhe në medie, se një zyrtar i lartë ushtarak nga Kosova e kishte informuar z. Gjukanoviq për sulmin e planifikuar.
Sipas medieve malazeze, që citonin një person të afërt me ish-kreun e shtetit, atentati ndaj ish-presidentit do të kryhej në bashkëpunim me shërbimet sekrete të një vendi fqinj.
“Të dhënat e marra në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar të Agjencisë për Vigjilencë Kombëtare tregojnë se shërbimi i huaj i inteligjencës, pra komuniteti i inteligjencës, nuk ka pasur informacion se po përgatitet një atentat në lidhje me ish-presidentin e vendit, siç thuhet në disa medie. Një informacion i tillë nuk i është dhënë Drejtorisë së Policisë në kuadër të përpunimit policor operativ ndërkombëtar. Në këtë kuptim, informacioni për kërcënimin e ish-Presidentit të Malit të Zi është i pasaktë,” thuhet në deklaratë.
Raportimet mediatike për atentatin ndaj z. Gjukanoviq dolën në mesin e korrikut dhe aludohej se grupi kriminal në fjalë ndodhej në Beograd, por për ta realizuar do të vinte në funksion edhe degët e tij në Bosnjë-Hercegovinë dhe Tiranë.
Autoritetet theksuan atëkohë se shërbimet malazeze të sigurisë nuk ishin vënë në dijeni të ndonjë rreziku nga koordinatori i sigurisë së ish-presidentit.
Interi i bën një dhuratë Valentino Rossit. Për ndeshjen e ligës të së shtunës në…
Szimon Marciniak do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes mes Totenhemit dhe Ajntraktit të Frankfurtit,…
Policia e qytetit të Varshavës ka njoftuar tifozët e Çelsit të mos shfaqen në rrugët…
Është mbajtur për herë të parë Olimpiada e Përbashkët e Gjuhës Shqipe, Shqipëri- Kosovë, ku…
Ndërsa sezoni 2025-2026 i afrohet fundit të tij, Vllaznia mbetet ende në lojë për objektivat…
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka pritur në Kryesinë e Kuvendit drejtuesit e…
This website uses cookies.