Policia ndalon 17- vjeçarin, bashkë me dy të tjerë, tentuan të grabisin me dhunë 65- vjeçarin në pedonale
Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi një 17-vjeçar, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, në rrugën “13 Dhjetori” kanë tentuar t’i marrin me dhunë portofolin një shtetasi 65 vjeç, banues në Shkodër. 65- vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Vijon puna për zbardhjen e plotë dhe sqarimin e rrethanave të rastit.Gjithashtu, Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy vëllezër banues në fshatin Boriç, 21 dhe 18 vjeç, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një 19-vjeçari. Ndërkohë Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 59- vjeçare , banuese në fshatin Boriç i Madh, pasi në aksin rrugor “Koplik-Shkodër”, automjeti që drejtonte është përplasur me një tjetër automjet me drejtues një 29- vjeçar, banues në fshatin Pjetroshan. Ndërkohë, një 32- vjeçar u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi. Gjithaashtu, Stacioni i Policisë Velipojë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një të moshuar për veprën penale “Ndërtim pa leje”.