Lajme

Policia ndalon 17- vjeçarin, bashkë me dy të tjerë, tentuan të grabisin me dhunë 65- vjeçarin në pedonale

Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi një 17-vjeçar, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, në rrugën “13 Dhjetori” kanë tentuar t’i marrin me dhunë portofolin një shtetasi 65 vjeç, banues në Shkodër. 65- vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Vijon puna për zbardhjen e plotë dhe sqarimin e rrethanave të rastit.Gjithashtu, Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy vëllezër banues në fshatin Boriç, 21 dhe 18 vjeç, pasi dyshohet se,  për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një 19-vjeçari. Ndërkohë Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 59- vjeçare , banuese në fshatin Boriç i Madh, pasi në aksin rrugor “Koplik-Shkodër”, automjeti që drejtonte është përplasur me një tjetër automjet me drejtues një  29- vjeçar, banues në fshatin Pjetroshan. Ndërkohë, një 32- vjeçar u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi. Gjithaashtu, Stacioni i Policisë Velipojë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një të moshuar për veprën penale  “Ndërtim pa leje”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Arsimi prioritet për vitin 2025 – Përveç investimeve në shkolla, në fokus rritja e nivelit të mësimdhënies në Malësi të Madhe

Përmirësimi i infrastrukturës në fushën e arsimit mbetet një nga prioritetet kryesore të pushtetit vendor…

12 hours ago

Dosjet e mbartura për  ish- të përndjekurit / Gati kësti i parë, trashëgimtarët kanë tre muaj afat për plotësimin e dosjes

Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve…

12 hours ago

Arkivi i Marubit drejt konservimit të plotë – Procese me rëndësi janë edhe dixhitalizimi, katalogimi dhe regjistrimi në IKTK

Vizita në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër përbën një udhëtim të paharrueshëm nëpërmjet fotografive…

12 hours ago

Mozaiku i një dite Karnavalesh –  Programi i festimeve ka krijuar atmosferë në zonën pedonale

Shkodra po feston këto ditë Karnavalet, një prej festave më të vjetra të qytetit, traditë…

13 hours ago

Karnavalet festë edhe e fëmijëve / Në QKF “Kujtim Alia” ata përgatisin maskat me duart e tyre

Në QKF "Kujtim Alija", në klasën e arteve dhe zejeve, fëmijët po përgatisin maskat për…

13 hours ago

106- vjetori i shoqnisë “Vllaznia” -/ Nderohen 4 ish- futbollistë, miqësore veteranët me bashkinë

Mbrëmjen e të hënës, në stadiumin “Loro Boriçi”, është organizuar një ndeshje e veçantë miqësore.…

13 hours ago

This website uses cookies.