Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Agron Mentor Gashit, i cili dyshohet për plagosje të rëndë, që ndodhi të mërkurën në mbrëmje në Pejë.
Një përleshje fizike ndodhi të mërkurë në rrugën “Bekim Berisha-Abeja” në Pejë, e cila më pas ka shpërthyer duke u përdorur edhe arma e zjarrit.
Në një video që është shpërndarë në rrjetet sociale shihen teksa rrihen mes vete, ndërsa më pas dëgjohen të shtëna armësh.
Media vendase shkruan se në njoftimin për media nga policia thuhet se i dyshuari është përsëritës i veprave penale.
Personi i kërkuar është Agron (Mentor) GASHI i lindur me 19.11.2002 nё Pejë. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale ‘Vrasje e rënd nё tentativë’ e cila ka ndodhur më datë 22.05.2024 rreth orës 21:25, nё rrugën Bekim Berisha, nё Pejё, i dyshuari ёshtё recidivist i veprave penale”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë dhe e-mail adresa: info@kosovopolice.com.
Myftinia e Shkodrës ka shpërndarë ndihma për Shoqatën e Personave me Shikim të Kufizuar. Përfaqësuesi…
Kualifikimi i Vllaznisë në turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë ka marrë vëmendjen e Emisionit…
Politikat e qeverisjes lokale shoqëruar me projekte dhe eksperienca inovacionesh për zhvillimin e turizmit të…
Bashkia Shkodër ka përfunduar investimin për mensën studentore, e cila rikthehet pas 18 vitesh mungesë.…
Ky është Halil Xhurreta, 67-vjeç , nga fshati Trush i Shkodrës. Vite më parë në…
“Algoritmet e demokracisë” është libri më i ri që u promovua në mjediset e brendshme…
This website uses cookies.