Policia parandalon një ngjarje të rëndë, një 27-vjeçare tentoi të hidhej në lumin Buna, bashkë me fëmijët e saj
Policia e Shkodrës ka bërë të ditur se , gjatë orëve të para të pasdites së sotme, ka arritur të parandalojë një ngjarje të rëndë.
Sipas policisë , rreth orës 14:15 , një shtetase 27 – vjeçare ka tentuar të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur, përkatësisht 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të patrullës së përgjithshme, që patrullonte në zonë, është arritur të pengohet veprimi i 27-vjeçares.
Nëna së bashku me fëmijët e saj u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.