Categories: Lajme

Policia Rrugore me “dorë të hekurt”: 49 të arrestuar, pa leje drejtimi dhe të alkoolizuar

Policia Rrugore e Elbasanit njofton se gjatë muajit tetor janë arrestuar 49 drejtues automjetesh. Ata u kapën duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ose pa lejedrejtimi.

Në një njoftim për media Policia,bën të ditur se krahas arrestimeve, gjatë muajit tetor janë vendosur mbi 6000 masa administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

“Kontrolle të shtuara nga Policia Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për të lehtësuar qarkullimin gjatë fashave të orareve me fluks të shtuar në qytet”, njofton Policia e Elbasanit

“Shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti. Gjatë këtij muaji, janë arrestuar në flagrancë 49 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi”, vijon njoftimi i Policisë.

“Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore janë vendosur dhe një seri gjobash”, bëhet me dije në njoftim.

Gjobat e vendosura nga Policia e Elbasanit gjatë muajit tetor:
• Janë ndëshkuar 3 680 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
• Janë ndëshkuar 1411 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
• Janë ndëshkuar 822 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
• Janë ndëshkuar 316 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
• Janë ndëshkuar 960 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
• Janë ndëshkuar 320 drejtues automjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Elbasanit mbyll njoftimin duke garantuar se vijon kontrolli në të gjitha akset rrugore urbane, interurban dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Gjithashtu, Policia Rrugore e Elbasanit apelon për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, në favor të jetës dhe shëndetit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Mbyllet faza e rregullt e kampionatit të vajzave, vendosen katër ekipet që do të luajnë në ‘Final 4’

Java e 18-të, dhe njëkohësisht e fundit e kampionatit të rregullt në futbollin e vajzave,…

17 hours ago

PS mbyll fushatën në Shkodër  /  Rama- demokratëve: Me 11 maj minimumi dëgjoni Pavarotin, ose votoni PS

Me një takim të organizuar në sheshin para Bashkisë së Shkodrës, Partia Socialiste ka mbyllur…

17 hours ago

Kopliku: Shkodrës do t’i rikthehet madhështia / Kandidati i PD- ASHM  takim përmbyllës me banorët e rajonit nr. 1 në qytet

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike,  Ted Kopliku,  zhvilloi takimin përmbyllës me banorë të Rajonit…

17 hours ago

Spahia: Qeveri- simbol i krimit / Kandidati i PD- ASHM: Me 11 maj ta ndëshkojmë me votë

Në Berdicë, ashtu si në të gjithë qarkun Shkodër, politikat diskriminuese të qeverisë Rama për…

17 hours ago

Sterkaj: Do të jem zëri juaj – Ekipi i kandidatëve të PS-së takim në Velipojë

Ekipi i kandidatëve të PS për qarkun Shkodër , sëbashku me drejtuesin politik, Benet Beci…

17 hours ago

Boçi: Rama është i pashpresë / Drejtuesi politik i PD- së: Po kërkon edhe njëherë t’i imponohet Shkodrës

Rama po kërkon dhe njëherë tjetër  t’i imponohet Shkodrës dhe ta gjunjëzojë atë me urrejtjen…

18 hours ago