Policia Rrugore merr masa të shtuara në rrugë, 34 shoferë të arrestuar
Policia Rrugore ka marrë masa të shtuara në rrugë për të parandaluar aksidentet rrugore, për shkak të fluksit të qarkullimit të automjeteve, ku për pasojë kanë rënë në pranga 34 shoferë, pasi u kapën në timon në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi.
Po ashtu janë pezulluar 278 leje drejtimi, kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara, për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe drejtim mjeti në sens të kundërt.
Në të gjithë vendin janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative gjithsej 28 303 drejtues automjetesh dhe motomjetesh, për shkelje të ndryshme.
Policia apelon për të gjithë shoferët, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët monitorohen nga mjetet inteligjente dhe patrullat e lëvizshme të Policisë Rrugore.