Policia rrugore në terren – Nga kontrollet janë ndëshkuar administrativisht 2674 drejtues mjetesh
Shërbimet e Policisë po monitorojnë pandërprerë akset rrugore në qendër të qytetit, por jo vetëm, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti, si edhe parkimet e gabura që bëhen pengesë për qarkullimin në qytet.
Ditët e fundit, kontrollet janë përqendruar në evidentimin e automjeteve me xhama të errësuar dhe ndëshkimin e drejtuesve që i vënë këto xhama, në kundërshtim me rregullat.
Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore, janë ndëshkuar administrativisht në total 2674 drejtues mjetesh, të ndarë në disa vepra penale kryesisht për parakalime të gabuara, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit për mosvendosjen e rripit të sigurimit etj
Kontrollet e shtuara nga Policia do të vijojnë, në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, si edhe duke përdorur të gjitha mjetet bashkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.