Policia Ushtarake, Peleshi: Njësi elitë e FA-së me kontribut në ruajtjen e sigurisë!
Në Shqipëri u përkujtua 32-vjetori i krijimit të Policisë Ushtarake.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, e cilësoi këtë strukturë si një njësi elitë e Forcave të Armatosura. “Ata burra dhe gra të guximshëm që veprojnë me vendosmëri dhe profesionalizëm në çdo situatë, meritojnë vlerësimin tonë të thellë”, u shpreh ai.
Zoti Peleshi nënvizoi se “me devotshmëri dhe përkushtim të pashoq, efektivët e Policisë Ushtarake kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen e sigurisë dhe mbarëvajtjes së detyrave të Forcave të Armatosura”.
“Krenarë për punën e bërë në këto vite dhe për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e interesave tona kombëtare dhe në promovimin e vlerave të NATO-s”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.