Categories: AktualitetLajme

Poligoni i parë i Testimit Praktik për Leje Drejtimi në Fushë-Prezë, Rama: 30 mijë kandidatë në vit

Kanë nisur testimet praktike nga Poligoni i parë i Testimit Praktik për Leje Drejtimi në Fushë-Prezë.

Teksa ka publikuar pamjet në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama shprehet se mbi 30 mijë kandidatë në vit të autoshkollave do të kryejnë manovrat e veçanta të testimit praktik për kategoritë AM, A1, A2, A, B, në pistën e re të testimit pranë kësaj qendre të re.

MIRËMËNGJES dhe nga Poligoni i parë i Testimit Praktik për Leje Drejtimi në Fushë Prezë, ku kanë nisur testimet praktike, e ku mbi 30 mijë kandidatë në vit të autoshkollave do të kryejnë manovrat e veçanta të testimit praktik për kategoritë AM, A1, A2, A, B, në pistën e re të testimit pranë kësaj qendre të re, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Objekti i ri brenda kësaj qendre do të kthehet në një hapësirë të teknologjisë më të fundit të simulatorëve mbi drejtimin e mjetit, pikë takimi për aktivitete edukative me moshat e reja si edhe stacion trajnimesh profesionale të sektorit të Leje Drejtimit.

Projekti parashikon e-Monitorim ajror por edhe brenda në kabinë, live gjatë provimit, kompleks funksional ditën e natën, eficiencë energjitike e karikim mjetesh elektrike me energji diellore, parkime ndihmëse, sinjalistikë e mjete simulimi, instalime bashkëkohore dhe ambiente pritjeje.

Kjo vepër e re shumëdimensionale, me një sipërfaqe rreth 6000 m2 do të shërbejë edhe për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore, orë Këndi Trafiku dhe Aktivitete Mësimore shtesë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Trump: Shumë shpejt do të kemi një armëpushim në Ukrainë

Presidenti Donald Trump, duke folur nga Zyra Ovale të premten, 21 mars u shpreh optimist…

1 day ago

Begaj uron Sulltan Novruzin: Sjelltë begati e mirësi në çdo vatër

Presidenti Bajram Begaj uroi sot besimtarët bektashinj për festën e Sulltan Novruzit, një ditë e…

1 day ago

Dita e Nevruzit, festa që simbolizon rilindjen

Sot është Dita e Nevruzit, një festë nga më të rëndësishmet për komunitetin bektashi. Ndonëse…

1 day ago

Horoskopi për ditën e sotme, 22 mars 2025

DashiPikëpamja juaj filozofike do të vihet në qendër të vëmendjes. Shmangni mendimet e tepërta për…

1 day ago

Parashikimi i motit, e shtunë, 22 mars 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet…

1 day ago

Rikthehen mbetjet tek “Varrezat e Dëshmorëve”/E moshuara: Janë helmuar disa bagëti, ka mbetje të rrezikshme

Muajt e fundit kanë nisur që të rikthehen serish mbetjet inerte pranë Varrezave të Dëshmorëve…

2 days ago

This website uses cookies.