Poliklinika e specialiteteve – Lezha: Kemi pajisje dhe specialitete të reja
Krahas zgjerimit të shërbimeve ambulatore, Poliliklinika e rikonstruktuar tashmë ndihmon edhe vetë Spitalin Rajonal, pasi ky i fundit do fokusohet vetëm tek shtrimet dhe shërbimet e tjera më të theksuara diagnostifikuese.
Specialitete të reja si kirurgjia, ortopedia, infektivi, toksikologjia, obstetrik-gjinekologjia, pediatria, fizioterapia, si dhe kabinetet moderne për imazheri, ekografi, mamografia dhe ORL, janë risi që synojnë kujdes shëndetësor të standardeve të larta për Shkodrën dhe zonat përreth duke mbuluar shërbim për 200 mijë banorë.