Poliklinika rinis punën në muajin shkurt / Spitali Rajonal me shërbime të përmirësuara dhe 3 ambulanca të reja
Brenda muajit janar përfundon rikonstruksioni i ambjenteve të Poliklinikës së qytetit. Lajmi është bërë me dije për Rtsh Shkodra nga drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Hallunaj
Hallunaj tregon se, krahas rikonstruksionit të Poliklinikës, këtë vit është punuar në disa drejtime si në afrimin e mjekëve të rinj, po ashtu në përmirësimin e infrastrukturës dhe mjeteve të nevojshme.
Këtë vit Spitali Rajonal Shkodër u pajis me 3 ambulanca të reja, 2 prej tyre dhuratë dhe një e ardhur nga Ministria e Shëndetësisë.