“Polinomi”, arrestohet 24-vjeçari/Pjesë e grupit që grabiste dhe shkatërronte pronat

policia shkoder
Operacioni policor i koduar “Polinomi”, ka vijuar edhe diten e sotme ku janë zbardhur 8 ngjarje kriminale në fushat e vjedhjes dhe shkatërrimit të pronës, të kryera gjatë vitit të fundit, nga 5 shtetas që vepronin si grup.
Si rezultat i kontrolleve dhe veprimeve të tjera operacionale policia e Vau i Dejësit ne bashkpunim me policinë eshkodrës ka kapur një 24 vjecar, banues në Shkodër.
Nga hetimet dyshohet se 24-vjeçari dhe shtetasit e arrestuar një ditë më parë kanë djegur 4 automjete, ndërsa gjatë periudhës shtator-nëntor 2023, kanë vjedhur shuma parash dhe sende personale, në 6 banesa, në Vaun e Dejës dhe në Shkodër.
Ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasit A. N., dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, po kryhen hetime për të zbardhur dhe provuar ligjërisht ngjarje të tjera kriminale kundër pronës dhe pasurisë, që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.