Politika në Fest 62, Kurti: Hera e parë që e ndjek drejtpërdrejtë. Begaj: Shumë bukur. Nikolla: Gjithçka e organizuar mirë

Fest 62 Kurti

Fest 62 Kurti

Festivali i 62 i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar i bëri bashkë të gjithë. Disa në sallë, e disa të pozicionuar para ekraneve të pajisjeve elektronike, të gjithë ndoqën magjinë e spektaklit final të festivalit.

Interesi ishte i madh, si nga publiku i thjeshtë e deri te ato personalitete që kanë lënë gjurmë në Shqipëri e Kosovë.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe zonja e parë ndoqën nga afër festivalin.

Kreu i shtetit vlerësoi Fetsivalin teksa tha: “Shumë bukur shumë këndshëm”.

Përbri tyre, ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me një pjesë të kabinetit të tij qeverisës. Në përfundim të natës finale, Kurti tha se kjo është hera e parë që ai ndjek drejtpërdrejtë Festivalin e këngës.

“Ishin 23 këngë të shkëlqyera të mrekullueshëm dhe është hera e parë që marr pjesë live në Festivalin e Këngës në RTSH. Më pëlqyen të gjithë edhe ata që fituan dhe ata që nuk fituan. Kënga shqipe është thelbësore për gjuhën tonë, kulturën tonë dhe besoj se ka të ardhme të ndritur duke qenë se dinamikat e ndryshëm sociale gjithandej kufijve që i kanë shqiptarët në Ballkan reflektohen shumë në këngë dhe në të njëjtën kohë shkrihen duke u bashkuar atu”, u shpreh Kurti.

Edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla vlerësoi organizimin e këtij Festivali.

Shumë mirë, këngëtarë të mirë. Melodi e bukur, gjithçka e organizuar mirë”, tha Nikolla.

Festivali u ndoq në sallë nga plateja e të ftuarve edhe nga Shaip Kamberi, deputeti I vetëm shqiptar në parlamentin e sapozgjedhur të Serbisë.

Të ftuarit e veçantë binin dakord në një pikë, që evenimente të tilla shërbejnë për të bërë bashkë të gjithë shqiptarinë e janë momente kur të gjithë ndihemi si një të vetëm.

Vlen të përmendet se festivali i 62 i këngës ka thyer rekorde shikueshmërie. Ajo është ndjekur në disa frekuenca të Radio Televizionit Shqiptar, në kanalin kryesor në Kosovë, Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi, e në kohë reale kudo që ka shqiptarë përmes platformave online si youtube, facebook dhe instagram.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.