Categories: LajmePolitikë

Politika uron Sulltan Nevruzin, presidenti Begaj përcjell urimet nga Përmeti

Bektashianët kremtojnë sot festën e Sulltan Nevruzit, i cili shënon fillimin e vitit të ri sipas sektit bektashian, të shpresës dhe ringjalljes për njerëzimin. Për urimet e kësaj dite u bashkuan edhe figurat kryesore të politikës.

Presidenti Bajram Begaj njoftoi se ai do të jetë sot me besimtarët bektashnj në Përmet.

Gëzuar Ditën e Novruzit! Nga Teqeja e Baba Aliut në Alipostivan, Presidenti Begaj do të përcjellë urimet e tij për të gjithë besimtarët bektashinj shqiptarë në orën 12.00,” njoftoi Presidenca.

Ndërsa kryeministri Edi Rama uroi mirëmëngjesin me pamje nga kurora e malit Sevaster në Selenicë. “Ju uroj gëzuar festën e Sulltan Nevruzit,” shkroi kryetari i qeverisë në rrjetet sociale.

Edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar mbarësi dhe paqe për besimtarët bektashinj me rastin e Ditës së Sulltan Novruzit

“Në Ditën e Sulltan Novruzit, uroj të gjithë besimtarët bektashinj: mbarësi, mirëqenie, dashuri dhe paqe! Ëmbëlsia e kësaj feste të fisnikërisë e ringjalljes bektashiane le të shpërndahet e përshkojë jetët e vatrat familjare të gjithë shqiptarëve  që kremtojnë këtë ditë të shënuar!”, uron Nikolla.

“Le të sjellë kjo ditë e shenjtë dritë, dashuri dhe harmoni në zemrat dhe shtëpitë tuaja,” uroi edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në Shqipëri Dita e Sulltan Nevruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996. Përfaqësuesit e Bektashizmit kanë dhënë një ndihmë të madhe në çështjen kombëtare, duke filluar që nga periudha e Rilindjes Kombëtare, Pavarësisë dhe gjatë luftës për Çlirim.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Tragjedi në botën e motorëve, vdesin dy pilotë

Tragjedi në botën e motorëve. Anglezi Owen Jenner (21) dhe Shane Richardson (29)nga Zelanda e…

6 hours ago

Friedrich Merz e fiton raundin e dytë, zgjidhet kancelar i Gjermanisë

Lideri konservator Friedrich Merz ka fituar në një votim të dytë parlamentar për t’u bërë…

6 hours ago

“Orkestra do të ketë trajtimin që meriton”, Drejtoresha e RTSH takon artistët: Vlerësime për punën tuaj

Një aset jo vetëm për Radio Televizionin Shqiptar, por për të gjithë vendin – e…

6 hours ago

“Zjerm”-i që po e shndrit Shkodrën Elektronike në Bazel

Ndërsa Bazeli ka hapur dyert e qytetit për të mirëpritur Eurovision 2025, arena e St…

9 hours ago

Poeti palestinez Mosab Abu Toha fiton çmimin Pulitzer

Poeti dhe autori i njohur palestinez, Mosab Abu Toha, është ndër fituesit e çmimit Pulitzer…

9 hours ago

Met Gala 2025- Një natë e mbushur me stil, histori dhe emocione

Mbrëmja më ikonike e modës, Met Gala 2025 në Muzeun Metropolitan të Artit në New…

9 hours ago