Lajme

Politika vlerëson festivalin – Begaj, Kurti, deputetë e ministra ndoqën Fest 63

Festivali i 63 i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar i bëri bashkë të gjithë. Disa në sallë, e disa të pozicionuar para ekraneve, të gjithë ndoqën magjinë e spektaklit final të festivalit.

Interesi ishte i madh, si nga publiku i thjeshtë e deri te ato personalitete që kanë lënë gjurmë në Shqipëri e Kosovë. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe zonja e parë ndoqën nga afër Festivalin. Për kreun e Shtetit ky eveniment është i një rëndësie të veçantë dhe ka si mision për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare.

Si çdo shqiptar pretendoj që të jetë një festival i suksesshëm dhe ta meritoj fituesi çmimin e parë”, u shpreh Begaj.

Kryeministri Albin Kurti dhe pjesëtarë të kabinetit të tij qeverisës ishin në mesin e të ftuarve në festivalin më të madh të këngës në vend. Kreu i ekzekutivit në Kosovë nënvizoi për kamerën e RTSH se ky aktivitet mezi pritej kaherë nga të gjithë shqiptarët, ndërsa zbuloi dhe një dëshirë të tij në të ardhmen.

Ju përgëzoj që po e mirëmbani traditën e këngës shqiptare në televizionin publik dhe është gjithmonë kënaqësi të rikthehem në Tiranë. Synimi ynë është që edhe Kosova të marr pjesë në Eurovision në një të ardhme të afërt”, u shpreh Kurti.

Magjisë së festivalit nuk i rezistuan as ministra e deputetë të qeverisë shqiptare, që treguan dhe arsyet se përse eventi i këngës mbetet një nga më të pëlqyerit në 63 vite të jetës së saj artistike.

Vlen të përmendet se Festivali i 63 i Këngës ka thyer rekorde shikueshmërie. Ai është ndjekur në disa frekuenca të Radio Televizionit Shqiptar, në kanalin kryesor në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, e në kohë reale kudo që ka shqiptarë përmes platformave online si Youtube, Facebook dhe Instagram.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Statistikat e Milanit, Conceicao më keq se Fonseca

Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…

13 hours ago

Gjermani- Makina futet në mes të turmës, 2 viktima dhe 25 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin perëndimor të Gjermanisë, Mannheim, ku një automjet ka…

13 hours ago

“Plan për armëpushim në Ukrainë” – Sipas Francës testohet Rusia, Britania mohon të ketë marrëveshje

Një ditë pasi liderët evropianë mbështetën Ukrainën në samitin e Londrës, që erdhi pas përplasjes…

13 hours ago

Prej dekadash në Gjermani, por të pashkëputur nga gjuha, kultura e tradita shqiptare

Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, mes…

13 hours ago

100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, organizohet në Bari ceremonia përkujtimore

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore mbi Luigj Gurakuqin, 100 vjet pas…

13 hours ago

RENEA arreston 46-vjeçarin me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Një 46-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë për vrasje dhe në kërkim për…

14 hours ago

This website uses cookies.