Categories: KulturëLajme

Politikë e përbashkët editoriale për revistat periodike të Instituteve të Albanologjisë

Kryeredaktorët e revistave periodike të Instituteve të Albanologjisë kanë zhvilluar një takim në Kryesinë  e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, për nevojën e një politike të përbashkët editoriale.

Të pranishëm ishin kryeredaktorët e revistave shkencore “Studime filologjike”, “Studime historike”, “Iliria”, “Antropologji”, “Studia albanica”, “Albanian studies”; si dhe të përmbledhësve “Studime për artin”, “Çështje të folklorit shqiptar”, “Dialektologji”, “Candavia”.

Në takim u bënë të njohura shqetësimet e drejtuesve të revistave dhe përmbledhësve, duke nisur prej nevojës së redaktorëve gjuhësorë dhe të përkthyesve, deri tek sigurimi i “open access”.

Akad. Valter Memisha kërkoi vlerësimin e mundësisë së ridaljes së periodikut “Gjuha jonë”, ndërprerë para disa vjetësh.

Akad. asoc. Stefan Çapaliku u shpreh se është e mundshme që “Studime për artin” të ketë statusin e një periodiku vjetor dhe se cilësia e revistave do të jetë gjithnjë në të njëjtin nivel me atë të kërkimit. Të njëjtin mendim shprehu dr. Elio Hobdari për “Candavia-n”, si një tribunë periodike vjetore e profilizuar për raportet mbi rezultatet e ekspeditave arkeologjike, që është dhe një detyrim ligjor.

Akad. Adem Bunguri vlerësoi traditën e konsoliduar të revistës “Iliria”, që ka tashmë edhe praninë e studiuesve të huaj arkeologë, pjesëmarrës në ekspedita arkeologjike të përbashkëta. Prof. dr. Hamit Kaba theksoi se në “Studime historike” tentohet që deri 40 për qind e lëndës të jetë produkt shkencor i historianëve albanologë nga jashtë.

Problemi i ruajtjes së periodicitetit të rregullt si një kusht themelor për indeksim shkencor ndërkombëtar u theksua nga sekretari shkencor i revistës së re “Albanian studies” prof. asoc. dr. Gjon Boriçi. Ndërsa prof. asoc. dr. Mikaela Minga u përqendrua në domosdoshmërinë e aksesit të hapur për të gjitha revistat, duke propozuar ndërtimin e një faqje të numerizuar posaçërisht për to. Këtij mendimi iu përmbajtën edhe kolegët Çapaliku, Hobdari e Lelaj.

Një problem që kërkon vëmendje të posaçme është profilizimi i revistave me të njëjtin emër në dy gjuhë: “Studia albanica”, që del prej 60 vjetësh, dhe “Albanian studies”, një revistë e re albanologjike.

ASHSH njofton se një këshillim i dytë do të bëhet deri në fund të këtij muaji.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

19 minutes ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

26 minutes ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

30 minutes ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

33 minutes ago

Korsitë e biçikletave dhe “PAK” – Beqiri: Janë pakësuar parkingjet për personat me aftësi të kufizuara

Ndërtimi i korsive të biçikletave në Shkodër, një investim i bazuar në planin e mobilitetit…

36 minutes ago

Mes emigracionit dhe të ardhmes në vendlindje – Gjimnazistët e Malësisë së Madhe e shohin më shumë të ardhmen në Shqipëri

Ndërkohë që sondazhet tregojnë se një përqindje e lartë e të rinjve shqiptarë e shohin…

40 minutes ago

This website uses cookies.