Categories: BotaLajme

Polonia dhe Ukraina bien dakord për eksportin e drithërave

Sipas asaj që transmeton  Deutsche Welle, Varshava dhe Kievi bien dakord për kalimin tranzit të drithërave nga Ukraina me destinacion portet lituaneze.

Polonia dhe Ukraina arritën një marrëveshje lidhur me kalimin përmes territorit të Polonisë të automjeteve që eksportojnë grurë nga Ukraina. Në marrëveshje edhe me Lituaninë Polonia dhe Ukraina ranë dakord që të përshpejtojnë tranzitin e eksporteve për tregjet në Afrikë dhe Lindjen e Mesme përmes Polonisë.

Duke filluar nga e mërkura (04.10) automjetet që do të transportojnë drithëra nga Ukraina për në portet lituaneze nuk do të kontrollohen më në kufirin polako-ukrainas, u shpjegoi gazetarëve ministri i Bujqësisë i Polonisë, Robert Telus.

Sipas marrëveshjes “përgjegjësinë e plotë” për kontrollin e mallrave do ta marrë Lituania.

Polonia do të vazhdojë të lejojë korridoret për kalimin tranzit “sepse kjo është e mirë për fermerët polakë, për Ukrainën, për Bashkimin Evropian dhe për të gjithë botën” – tha Robert Telus.

Për shkak të luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës rruga klasike për eksportimin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi është bllokuar pasi Moska e anuloi marrëveshjenpër eksportin e drithërave në korrik.

BE-ja vendosi kufizime tregtare ndaj Ukrainës për transportin e drithërave me rrugë tokësore, në mënyrë që të mbronte fermerët në vendet tranzit – ku bëjnë pjesë edhe Polonia, Hungaria, Bullgaria dhe Rumania. Drithërat nga Ukraina lejohej që të transportoheshin nëpër këto vende, por jo të shiteshin atje. Kur mbaroi afati i kufizimeve për shtitjen e drithërave në këto vende Polonia, Hungaria dhe Sllovakia e zgjatën ndalimin duke shkaktuar tensione diplomatike me Kievin.

Për shkak të luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës rruga klasike për eksportimin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi është bllokuar pasi Moska e anuloi marrëveshjenpër eksportin e drithërave në korrik.

Komisioni Evropian ka deklaruar vazhdimisht se nuk i takon anëtarëve individualë të BE-së të bëjnë politikën tregtare për bllokun.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

9 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

9 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

9 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

9 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

10 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

10 hours ago

This website uses cookies.