Categories: BotaLajmeSportFutboll

Polonia, dy ndeshje pa Levandovskin

Si kryesuese e Grupit E, Shqipëria e ka vetë fatin e saj në dorë në përpjekje për të arritur finalet e evropianit të Gjermanisë. Megjithatë, një sy e vesh do të jetë edhe nga ndeshjet e rivalëve, sidomos nëse ndeshja e kuqezinjve kundër Çekisë nuk shkon sipas dëshirës.

Moldavia e vendit të tretë nuk luan të enjten, ndërsa Polonia do të luajë në Ishujt Faroe, në të njëjtën orë me ndeshjen Shqipëri-Çeki. Polakët duken jashtë loje pas humbjes me Shqipërinë, kanë vetëm gjashtë pikë, por shpresat janë ende gjallë dhe para kanë dy ndeshje ku, të paktën në letër, konsiderohen dukshëm favoritë. Pas vizitës në Ishujt Faroe ata presin Moldavinë.

Ishujt Faroe mban vendin fundit në grup, me vetëm një pikë, të siguruar nga barazimi 1-1 me Moldavinë. Për polakët, tashmë nën drejtimin e trajnerit Mihal Probierz, fitorja është detyrim, ashtu si dhe me Moldavinë më pas. Megjithatë, problemet nuk kanë përfunduar ende për Poloninë, së cilës do t’i mungojë kapiteni Robert Levandovski.

Sulmuesi veteran u dëmtua në ndeshjen e Barcelonës kundër Portos dhe nuk dihet se kur do të kthehet. Deri tani, Polonia ka shënuar gjashtë gola në pesë ndeshje dhe gjysma e tyre mban firmën e Levandovskit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Liga e Europës në RTSH/ Roma eliminoi favoritët, Lacio pretendente kryesore sipas super-kompiuterit të OPTA-s

Roma duke eliminuar Porton nga Liga e Europës, mund t’i ketë hapur rrugën rivalëve të…

9 hours ago

Champions League/ Fejnord-Inter mes administrimit të energjive dhe fesë, gjashtë lojtarë agjërojnë

Debutimi i Robin Van Persit, dëmtimet në radhët e Interit dhe besimi i gjashtë futbollistëve…

9 hours ago

Historia e mahnitshme pas “Ushtrisë Terrakota” të Kinës

Ushtria masive Terrakota e Kinës, e gjetur në Xi'An, është një nga gjetjet arkeologjike më…

9 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, ish-presidenti Moisiu i jep një mesazh klasës politike

Ish-presidenti Alfred Moisiu, i pranishëm në një aktivitet përkujtimor të komunitetit çam në Elbasan, përcolli…

9 hours ago

Konkursi “Eureka n’28” – Hoxha: Zhvillojmë garë mes klasave të 10-ta dhe 11-ta

Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…

10 hours ago

Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Berisha: Asnjë shqiptar nuk do ta njohë varfërinë ekstreme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se “koalicioni i krijuar i PD dhe…

10 hours ago

This website uses cookies.