Lajme

Polonia në krye të Këshillit të BE, Spiropali: Do shpejtojmë ritmet e anëtarësimit

Prej 1 janarit 2025 dhe për gjashtë muajt e ardhshëm, Polonia ka marrë kryesimin e Këshillit të Bashkimit Europian, për t’i përfaqësuar ajo shtetet anëtare në negociatat me institucionet e BE-së.

Ceremonia u mbajt më 3 janar në praninë e kryeministrit polak Donald Tusk dhe të presidentit të Këshillit Europian, Antonio Kosta (o. Costa). Z. Tusk renditi si çështjet kyç të presidencës polake sigurinë, konkurrueshmërinë dhe inovacionin.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cilësoi të dielën presidencë polake të Këshillit të Bashkimit Europian “një momentum i favorshëm për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Garantimi i shpejtësisë dhe cilësisë së zgjerimit, si prioritet i kësaj Presidence, është në koherencë me punën tonë për avancimin e reformave.

Kuvendi i Shqipërisë do të bashkëpunojë me Parlamentin e Polonisë dhe Kryetarin Szymon Hołownia për shkëmbimin e eksperiencave më të mira dhe shpejtimin e ritmeve të anëtarësimit të plotë të Shqipërisë,” njoftoi znj. Spiropali.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Statistikat e Milanit, Conceicao më keq se Fonseca

Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…

10 hours ago

Gjermani- Makina futet në mes të turmës, 2 viktima dhe 25 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin perëndimor të Gjermanisë, Mannheim, ku një automjet ka…

10 hours ago

“Plan për armëpushim në Ukrainë” – Sipas Francës testohet Rusia, Britania mohon të ketë marrëveshje

Një ditë pasi liderët evropianë mbështetën Ukrainën në samitin e Londrës, që erdhi pas përplasjes…

10 hours ago

Prej dekadash në Gjermani, por të pashkëputur nga gjuha, kultura e tradita shqiptare

Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, mes…

10 hours ago

100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, organizohet në Bari ceremonia përkujtimore

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore mbi Luigj Gurakuqin, 100 vjet pas…

10 hours ago

RENEA arreston 46-vjeçarin me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Një 46-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë për vrasje dhe në kërkim për…

11 hours ago

This website uses cookies.