Categories: BotaLajme

Polonia paralajmëron Evropën, Tusk: Lufta një kërcënim real dhe Evropa nuk është gati

Kryeministri polak Donald Tusk ka dhënë një paralajmërim të hapur se Evropa ka hyrë në një epokë para luftës. Ai theksoi se nëse Ukraina mposhtet nga Rusia, askush në Evropë nuk do të mund të ndihet i sigurt. “Nuk dua të tremb askënd, por lufta nuk është më një koncept nga e kaluara, është e vërtetë, ajo filloi më shumë se dy vjet më parë.”- tha Tusk.

Deklarata e tij erdhi pasi një breshëri raketash ruse shënjestruan sërish Ukrainën. Ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk tha se presidenti rus Vladimir Putin kishte fajësuar tashmë Ukrainën për sulmin xhihadist në periferi të Moskës pa asnjë provë dhe theksoi se ndjen nevojën për të justifikuar sulmet gjithnjë e më të dhunshme ndaj objektivave civile në Ukrainë.

Ai vuri në dukje se Rusia kishte sulmuar Kievin me raketa hipersonike për herë të parë në fillim të kësaj jave. Kryeministri polak i bëri thirrje të drejtpërdrejtë liderëve evropianë që të bëjnë më shumë për të forcuar mbrojtjen e saj.

Rusia ka intensifikuar bombardimet e saj ndaj Ukrainës javët e fundit. Forca ajrore e Ukrainës tha se kishte rrëzuar 58 dronë dhe 26 raketa , ndërsa kryeministri Denis Shmial tha se infrastruktura energjetike ishte dëmtuar në gjashtë rajone, në perëndim, qendër dhe lindje të vendit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

19 hours ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

19 hours ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

20 hours ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

20 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

20 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

20 hours ago

This website uses cookies.