Lajme

Popullsia do të tkurret me 14%, OKB: Shqipëria, mes 5 vendeve që do pësojnë rënien më të madhe deri në 2054

Në 30 vitet e ardhshme popullsia e Shqipërisë parashikohet të arrijë në 2 milionë. Është ky projeksioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për ecurinë e popullsisë në botë, që e  rendit Shqipërinë ndër 5 vendet më të rrezikuara për rënien e popullsisë deri në vitin 2054.

Sipas skenarit të projeksionit mesatar të Kombeve të Bashkuara, numri i njerëzve që jetojnë në vendet si Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Lituania, Porto Riko dhe Republika e Moldavisë parashikohet të bjerë me 14 për qind në 30 vitet e ardhshme.

Bazuar në situatën reale të viteve të fundit ku fluksi i shpërnguljeve të shqiptarëve ka qenë i lartë në drejtim të vendeve të Europës, emigracioni renditet si një ndër shkaqet kryesore. Pashtu ndër shkaqet e përmendura është edhe rënia e lindjeve.

Rënia e popullsisë u reflektua edhe në të dhënat e fundit të Censit 2023, ku popullsia e Shqipërisë ka zbritur në 2.4 milionë banorë, 17 përqind me pak krahasuar me vitin 2011.

“Rënia e shpejtë e popullsisë në disa kontekste mund të shkaktojë sfidë, që kërkon përgjigje inovative të politikave për të adresuar potencialin makroekonomik, tregun e punës, mbrojtjen sociale dhe pasojat e sigurisë kombëtare- thuhet në raportin e Organizatës se Kombeve të Bashkuara.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

5 minutes ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

8 minutes ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

29 minutes ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

37 minutes ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

40 minutes ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

43 minutes ago

This website uses cookies.