Categories: Lajme

Porositi rrëmbimin e vrasjen e Jani Prengës, arrestohet në Turqi, Dritan Rexhepi

Është arrestuar në Stamboll, Dritan Rexhepi, porositësi për pengmarrjen dhe vrasjen e Jani Prengës në vitin 2020, ngjarje për të cilën janë akuzuar edhe persona të tjerë.

Lajmi është konfirmuar nga ministri i brendshëm turk, Ali Yerlikaya, i cili njoftoi se kreu i organizatës së drogës “Kompania Bello”, Rexhepi, u arrestua në operacionin “Kartel” në Stamboll.

I cilësuar si kreu i kartelit të drogës “Kompanio Bello”, Rexhepi kërkohej nga Italia dhe Shqipëria nën akuzën se transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë.

Rrëmbimi i Prengës u urdhërua nga Dritan Rexhepi, pasi Astrit Prenga, vëllai i viktimës i vodhi një sasi kokaine e importuar nga Ekuadori në Angli. Jan Prenga u rrëmbye me qëllim kthimin e kokainës nga i vëllai, por u vras dhe më pas trupi i tij u zhduk.

Reagon ministri i Brendshëm, Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, e ka përshëndetur bashkëpunimin me autoritetet turke për arrestimin e Rexhepit.

Forca e ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund. Arrestimi i personit më të kërkuar nga drejtësia shqiptare Dritan Rexhepi, falë bashkëpunimit të shkëlqyer të një sërë agjencish ligjzbatuese nga disa vende partnere, është një rezultat i rëndësishëm. Ditën e hënë do të takohem në Lion me drejtuesit më të lartë të Interpol për ta çuar në një nivel tjetër goditjen e krimit të organizuar,” njoftoi ministri Balla.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Donald Trump president, ndikimet në ekonominë europiane

Politikanë dhe ekonomistë janë përpjekur që gjatë fushatës presidenciale amerikane të parashikojnë ndikimet e ardhjes…

13 hours ago

Basha takohet me Grenell para ceremonisë presidenciale së Trump

Gjatë një ceremonie të veçantë të organizuar përpara inaugurimit të Presidentit Donald Trump, një takim…

13 hours ago

Gati strategjia e hetimit të krimeve zgjedhore, Dumani: Publikohet brenda janarit

Teksa vendi është më pak se katër muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, krimet zgjedhore…

13 hours ago

Qepa dhe lakra e Drishtit – Banorët po përgatiten për punimin e tokave

Drishti në Bashkinë e Shkodrës  njihet për lakrën dhe qepën atutoktone që kultivohen për më…

14 hours ago

Qendra Komunitare e Shendetit Mendor – Preçi: Kërkojmë të jemi në katin  e parë në Poliklinikë

Qendra Komunitare Shendetit Mendor nuk ka pranuar të zhvendoset pranë poliklinikës së qytetit.  Pas rikontruksionit…

14 hours ago

Përroi i Vrakës vend depozitimi mbetjesh – Ndotja e përroit, sfidë e vazhdueshme për Bashkitë Shkodër dhë Malësi e Madhe

Nuk ka të ndalur depozitimi i mbetjeve të ndryshme në brigjet e përroi të Vrakës.…

14 hours ago

This website uses cookies.