Porti i Durrësit, nga e enjtja rikthehen lundrimet e dyfishta të trageteve
Autoriteti Portual Durrës njoftoi se “prej datës 4 janar do të rinisin lundrimet e dyfishta ( vajtje-ardhje brenda ditës), të trageteve të linjave detare të cilat operojnë me portet e Italisë fqinjë”.
Sipas APD “Kjo në funksion të menaxhimit të volumeve në rritje të udhëtarëve të cilët tashmë janë të përqendruar në dalje të vendit”.
Në Terminalin e Trageteve, 22 sportele operacionale janë tashmë dispozicion të përpunimit në kohë dhe pa vonesa të pasagjerëve dhe mjeteve.
Lundrimet dyfishe të trageteve do të operojnë në datat 4-7 janar.