Porti Detar i Shëngjinit ka dalë nga kolapsi financiar me të cilin u përball për një periudhe njëvjeçare.
Ristrukturimi i personelit dhe rritja e volumit të import-eksperteve ka përmirësuar situatën në këtë ndërmarrje, e cila po shkonte drejt falimentit.
Ky fakt bëhet i ditur nga Drejtori i Portit të Shëngjinit, Sandër Marashi. Sipas tij, me të ardhurat e siguruara përballen pagat e punonjësve dhe realizimi i disa investimeve të vogla.
“Kjo situatë e keqe erdhi për arsye se nuk kishte një volum të mjaftueshëm import-eksportesh,” thotë z. Marashi.
Kërkesat e subjekteve për të operuar në Portin e Shëngjinit nuk kanë munguar, por aty nuk mund të ankorohen anije me kapacitet më shume se 3,5 tonë.
“U detyruam të bëjmë ristrukturimin e portit dhe për shkak të kësaj bëmë largime nga puna, sigurisht sipas Kodit të Punës. Sot që flasim jemi në një situatë tjetër financiare, të mirë, që përballojmë pagat. Kemi disa investime të vogla, por presim të na japin edhe rendimentin,” shton drejtori i Portit.
Nga rreth 130 punonjës që kishte Porti i Shëngjinit deri një vit më parë, numri i tyre është reduktuar në 73, të cilët janë të mjaftueshëm për të përballuar punët në ndërmarrje, e cila funksionon si shoqëri aksionere.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…
Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…
Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…
Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…
Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…
This website uses cookies.